Përballja ndaj Laçit në “Elbasan Arena”, Dinamo bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2021 | 15:37

Përballja ndaj Laçit në “Elbasan Arena”, Dinamo bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët

Dinamo e nisi me këmbën e mbarë sezonin e ri në elitën e futbollit shqiptar, pas plot 9 vitesh mungesë. Blutë e drejtuar nga Bledi Shkëmbi, triumfuan me rezultatin 0-2 ndaj Kastriotit në sfidën e parë të kampionatit, ndërkohë që ditën e premte do të përballen me Laçin, në “Elbasan Arena”.

Elbasan

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi kryeqytetas ka bërë me dije se transporti për tifozët dinamovitë që dëshirojnë të jenë prezent në Elbasan do të jetë falas. Klubi njofton se nisja do të bëhet ditën e premte në orën 18:00 tek stadiumi “Selman Stërmasi” në Tiranë.

NJOFTIMI I KLUBIT:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"