Përballja ndaj Laçit, ja ndryshimet që po përgatit trajneri Shehi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2018 | 22:39

Përballja ndaj Laçit, ja ndryshimet që po përgatit trajneri Shehi

Pas festës, rinis puna. Skënderbeu ka filluar menjëherë të mendojë për përballjen e radhës në kampionat përballë Laçit. Pritet që krahasuar me rreshtimin që pamë ndaj Kastriotit, ekipi do të ndryshojë në sulm. Të paktën këtë nënkuptoi Orges Shehi pas fitores me krutanët, kur tha: “Skuadra mund t’i rrijë më afër Krasniqit në majën e sulmit, por disa lëvizje duhet t’i kërkojë edhe nga vetja. Nuk po i bën ato lëvizje që i kam kërkuar. Po i bëri ato, sigurisht që do të jetë edhe më afër golit”.

Skenderbeu

Gati për të marrë fanellën e titullarit është nigeriani Oto Xhon, i cili sa herë që i është dhënë mundësia, qoftë nga minuta e parë ashtu edhe nga stoli, u ka dhënë një tjetër “marsh” bardhekuqve. Ndryshime do të pësojë edhe repartet e tjera dhe më konkretisht prapavija, pasi në 11- she do rikthehet kapiteni Marko Radas, që u zëvendësua nga Kaba Sambou. Në anën tjetër, Beniam Demte pritet që të zërë vendin e tij në rreshtimin me tre lojtarë në mesin e fushës, përkrah Ditës dhe Muzakës, duke ulur në stol francezin Guedj. Këto janë ndryshimet që tekniku po projekton, edhe pse vendimi final pritet që të merret në vazhdim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"