Përballja ndaj Kamzës, Skënderbeu do të ketë tre mungesa të sigurta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2017 | 10:44

Përballja ndaj Kamzës, Skënderbeu do të ketë tre mungesa të sigurta

Tri mungesa do të ketë Skënderbeu në ndeshjen e nesërme kundër Kamzës. Lilaj, Jashanica dhe Nespor janë lojtarët që ende nuk janë bërë gati për këtë takim. Ata janë duke vijuar procesin e riaftësimit nga dëmtimet, ndaj në kësi kushtesh nuk do të llogariten prej stafit teknik si alternativa për javën e 11-të të Kategorisë Superiore.

skenderbeu

Lilaj të hënën pritet që të bashkohet me ekipin, pasi ka hequr edhe allçinë e dorës dhe gjendja e tij duket e mirë. Kjo të bën të mendosh se korçari do të jetë gati për ndeshjen e së enjtes në Europa Ligë. Sakaq, skuadra me seancën do të zhvillojë sot do t’u japë dorën e fundit përgatitjeve për Kamzën, ndeshje prej së cilës pritet veçse fitorja për të kompromentuar pozitat. Bardhekuqtë janë në krye, por nuk dua t’u japin “luksin” rivalëve që të afrohen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"