Përballja ndaj Jang Bojs, Tirana nis sot javën e ferrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 13:48

Përballja ndaj Jang Bojs, Tirana nis sot javën e ferrit

Tirana nis sot javën e ferrit. Deri ditën që ekipi do të udhëtojë drejt Zvicrës skuadra do të jetë e fokusuar te ndeshja me Jang Bojsin.

KF TIRANA

Ekipi do të zhvillojë testet “anti-COVID”, ndërsa prej ditës së sotme të gjithë të dëmtuarit, Batha, Hoxhallari e Sasraku, mund të stërviten me ekipin. I vetmi që mund të mos ia dalë është Gumfi, i cili ka një tërheqje të gradës së parë dhe do të qëndrojë pushim 10 ditë.

Me shumë mundësi me skuadrën deri të dielën bashkohet edhe Danso, i cili është blerja e fundit e skuadrës bardheblu. Tirana luan më 1 tetor shansin e madh për të kaluar në grupet e Europa League. Nëse ia del, bardheblutë do të jenë ekipi i dytë pas Skënderbeut që është kualifikuar dy herë në fazën e grupeve të Europa League-s.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"