Përballja ndaj Flamurtarit, Dejvi Bregu: Ja çfarë do të bëj po shënova…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 18:40

Përballja ndaj Flamurtarit, Dejvi Bregu: Ja çfarë do të bëj po shënova…

Vlonjati i Skënderbeut, Dejvi Bregu, foli për mikrofonin e “Supersport” para ndeshjes, ku tregoi për emocionet e veçanta të kësaj përballje. 22-vjeçari zbuloi se në rast se do të shënojë, nuk do të festojë.

42045350_524048544722660_1837675476412268544_n

“Emocion i veçantë normalisht. Luaj në shtëpinë time, e kaluara mbetet e kaluar. Shpresoj të fitoj sot. Grupi jonë i gjithi është lider, nuk jam unë. Këtë përgjegjësi trajneri ma ka hequr nga shpatulla që kur më bëri pjesë të grupit. Shpresoj që kjo ndeshje të na favorizoi ne dhe të dal fitimtar. Ishalla shënoj, por nuk do të festoj”, u shpreh Bregu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"