Përballja ndaj Elbasanit, Sampaio dhe Qarri optimistë: Flamurtari ka gjetur mentalitetin fitues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2020 | 11:34

Përballja ndaj Elbasanit, Sampaio dhe Qarri optimistë: Flamurtari ka gjetur mentalitetin fitues

Rui Sampaio do të jetë sot në stol në mungesë të trajnerit Dritan Resuli, i cili është në karantinë për shkak të infektimit me COVID-19. Për “Panorama Sport”, trajneri portugez i Flamurtarit u shpreh:

117316621_10159001568549924_5758148916736355196_o

“Nuk është një risi për mua që në mungesë të trajnerit Dritan Resuli të përgatisja ekipin edhe për ndeshjen me Elbasanin, pasi kam punuar në tri shtete të ndryshme, si trajner i parë. Jemi përgatitur në aspektin fizik dhe psikologjik, por këtë herë do të jetë më e lehtë pasi vijmë pas një fitoreje dhe mentaliteti është më i mirë.

Në Elbasan do të shkojmë me një thjeshtësi dhe me grintë për të fituar, pasi me Tomorin nuk është se fituam kampionatin, thjeshtë fituam tri pikë. Por, kjo fitore na jep më shumë kurajo si dhe merr një rëndësi më të madhe, duke parë se edhe kundërshtari ishte një emër i madh. Në Elbasan do të shkojmë me mentalitetin e thjeshtë për të bërë një ndeshje pozitive”.

QARRI- Ndërsa zv.kapiteni Mateo Qarri në prag të sfidës me Elbasanin u shpreh: “Çdo kundërshtar do vlerësuar maksimalisht. Nuk ka ekipe të lehta dhe i tillë është edhe Elbasani. Përpos situatës ku gjendet kundërshtari dhe se sa pikë ka në renditje, kjo nuk do të thotë asgjë. Çdo ekip ka vështirësitë e veta.

mateo-qarri

Elbasanin e kemi vlerësuar. Kemi punuar mjaft mirë në kaq pak kohë sa patëm në dispozicion. Flamurtari futet në fushe vetëm për fitore. Nuk duhet që të jemi aspak euforikë nga tri pikët që morëm në ndeshjen e kaluar. Është vetëm fillimi dhe nuk ka vend aspak për eufori. Ne kemi bërë vetëm detyrën dhe asgjë më shumë. Kështu që edhe në Elbasan fitorja është detyrim”.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"