Përballja ndaj Egnatias të dielën, trajneri i Kukësit mesazh tifozëve: Nuk premtoj të fitoj çdo ndeshje, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2021 | 10:09

Përballja ndaj Egnatias të dielën, trajneri i Kukësit mesazh tifozëve: Nuk premtoj të fitoj çdo ndeshje, por…

Tre ditë nga starti i kampionatit, Kukësi do të përballet të dielën ndaj Egnatias në Rrogozhinë në orën 13:45. Trajneri i verilindorëve, Diego Longo me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se mungojnë 5 ditë nga fillimi i kampionatit për Kukësin dhe se në skuadër ka emocion dhe se janë gati për aventurën që pritet të fillojë.

DIEGO LONGO

POSTIMI I TRAJNERIT TË KUKËSIT, DIEGO LONGO –

“Mungojnë pesë ditë nga debutimi. Në këto dy muaj skuadra ka punuar mirë dhe ka qenë në dispozicion. Ka emocion, por edhe e vetëdijshme për kualitetet e saj. Nuk mund të premtoj që do të fitojmë çdo ndeshje, por mund t’iu garantoj se skuadra do të zbresë në fushë me shpirtin dhe me mentalitetin e duhur që do të japë gjithçka në çdo ndeshje. Aventura është gati për të filluar. Jemi gati. Na ndiqni dhe mbështesni. Forca Kukësi.”


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"