Përballja ndaj Besëlidhjes, skuadra e Kategorisë së Parë do arbitra të FIFA-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2020 | 23:12

Përballja ndaj Besëlidhjes, skuadra e Kategorisë së Parë do arbitra të FIFA-s

Gara në Kategorinë e Parë po bëhet çdo javë e më e nxehtë dhe sidomos në grupin A, atje ku kanë shpallur zyrtarisht pretendime 5 skuadra. Edhe pse luhet vetëm java e 4-t, në Burrel kanë një kërkesë për përballjen e kësaj të shtune kundër Besëlidhjen.

burreli

Në Lezhë, duan arbitra me stemën e FIFA-s. Kklubi ka vendosur që t’i kërkoj FSHF-së gjyqtarë të kualifikuar dhe jo të Kategorisë së Parë, për të menaxhuar më mirë këtë duel për kreun. Është drejtori teknik, Klevis Gjoka, që e konfirmon këtë për “Panorama Sport”.

“Duke parë rëndësinë e ndeshjes dhe objektivat e dy skuadrave, kemi kërkuar arbitër me stemë të FIFA-s. Respektojmë kundërshtarin por është ndeshje e cila nuk duhet të vendoset nga episodet e arbitrave. Ne thjeshtë duam të luajmë një ‘fair play’ dhe në fund të fitojë më i miri. Natyrisht që çdo ekip ka ambiciet e tij në grupin tonë por e rëndësishme është të jetë garë e pastër.

Unë shpresoj që kjo të ndodhë dhe kush ta meritojë të ngjitet në Kategorinë Superiore”, përfundoi Gjoka. Matjanët nuk e njohin humbjen deri më tani dhe bashkëkryesojnë me Korabin (me nga 9 pikë). Ccdo gabim kundër lezhjanëve, do ngushtonte diferencat dhe është pikërisht kjo që të besuarit e Samuel Nikajt duan të shmangin.

DRITAN KURTI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"