Përballja me Vllazninë/ Dëbora nuk e ndal Skënderbeun, skuadra e Memellit zbret në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2021 | 12:30

Përballja me Vllazninë/ Dëbora nuk e ndal Skënderbeun, skuadra e Memellit zbret në fushë

Shqipëria është mbuluar nga dëbora, teksa të shumta kanë qenë reshjet edhe në Korçë. Megjithatë kjo nuk e ka ndalur trajnerin e Skënderbeut, Migen Memelli që të nxjerrë skuadrën në stërvitje.

SKENDERBEU ME DEBORE

Bardhekuqtë janë grumbulluar në stadiumin “Skënderbeu” që në mëngjes, teksa janë stërvitur në fushën e mbuluar nga bora. Korçarët rrezikojnë rënien nga kategoria këtë sezon, teksa së bashku me Bylisin mbajnë dy vendet e fundit në renditje.

Në këtë situatë, Memelli ka shumë punë për të bërë me këtë skuadër dhe nuk ka kohë për pushim. Ndeshja e radhës për Skënderbeun është ajo ndaj kryesuesve të Vllaznisë. Një sfidë shumë e vështirë kjo, por juglindorët do të kërkojnë një rezultat pozitiv.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"