Përballja me Valetën, Nexhipi ëndërron grupet e Ligës së Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2018 | 18:58

Përballja me Valetën, Nexhipi ëndërron grupet e Ligës së Europës

Drejtori sportive i Kukësit, Nderim Nexhipi, foli para ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”, ku u shpreh optimist për sfidën ndaj Valetës. Nexhipi tregoi se objektivi i Kukësit është të shkojë sa më larg në Europë dhe shpreson që të kapin grupet e Ligës së Europës.

Nexhipi 2

“Kukësi me eksperiencën që ka në Europë, për vite me radhë, mendoj që ka ekipin për t’i përballuar këto sfida. Flitet për shumë ndryshime që është bërë. Unë mendoj që boshti është. Vetëm Zderiç, Kale dhe Guri nuk janë më. Është rritur konkurrenca dhe cilësi. Koha do të tregojë si do të shkojnë gjërat. Të gjithë e dimë ecurinë e Gurit te Kukësi. Nuk është e lehtë të gjendet zëvendësues. Me afrimin e Plakut kemi një lojtarë me përvojë. Shpresoj që sot të bëjmë më të mirën dhe të arrimë rezultatin pozitiv.

Do të vazhdojmë të kalojmë sa më shumë ture, si në vitet më parë. Kemi afruar shumë lojtari, presidenti na ka lënë dorë të lirë. Shpresoj ta risim nivelin, do të nxjerrim maksimumin. Për mua dhe për klubin, dënimi i Skënderbeut nuk është gjë e mirë. Askush nuk është i gëzuar nga ky vendim. Më ka ardhur keq që është dënuar Skënderbeu. Do mundohet të bëjmë më të mirën për të përfaqësuar Shqipërinë në Champions. Kemi pasur shumë kohë për të analizuar kundërshtarin. Kemi kualitet për ta kaluar këtë turn. Nuk e kemi nënvlerësuar Valetën, futemi me respekt për të. Objektivi në Europë është të ikim shumë larg, grupet në Ligën e Europës do të ishin shumë mirë. Ndërsa në kampionat kemi si objektiv titullin”, u shpreh Nexhipi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"