Përballja me Turbinën, Nevil Dede: Fitorja, alternativa e vetme e Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2022 | 9:27

Përballja me Turbinën, Nevil Dede: Fitorja, alternativa e vetme e Erzenit

Erzeni luan në Cërrik sot. Një transfertë delikate, por për Nevil Deden nuk ka kompromis me rezultatin. Kërkon vetëm fitore, për të mos lëshuar terren në misionin “Superiore”. Këtë e qartëson edhe gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport”, një ditë para kësaj përballjeje.

NEVIL DEDE

“Gjatë gjithë javës, skuadra ka qenë mjaft e përkushtuar në seancat stërvitore dhe kjo më jep shpresë për vazhdimësinë. E dimë që është një ndeshje e vështirë, por ne i kemi që të gjitha mundësitë që të marrim rezultatin që duam.

Cërrikasit kanë synimet e veta, por unë kam besim se do ia dalim. Lojtarët e mi janë të etur për pikë dhe mbi të gjitha e dinë që alternativa e vetme për ne është fitorja.

Objektivi ynë mbetet Superiorja, ndaj nuk mund të lëshojmë pe. Vetëm nuk do të jemi në këtë transfertë, pasi do na mbështesin tifozët. Përkrahja e tyre na jep kurdoherë moral”, përfundoi numri një i pankinës shijakase.

FIQIRI SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"