Përballja me Tiranën kryesuese, sa shumë dilema për Cungun te Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 10:26

Përballja me Tiranën kryesuese, sa shumë dilema për Cungun te Laçi

Laçi pritet të luajë sot për herë të parë pa kryegolashënuesin Kirian Nuabueze. Dëmtimi në ndeshjen e së mërkurës ndaj Bylisit dhe koha e shkurtër për rikuperim ka bërë që nigeriani me nënshtetësi amerikane të humbasë takimin ndaj Tiranës.cungu-lacii

Burime pranë klubit kurbinas tregojnë se Nuabueze nuk është llogaritur nga trajneri Armando Cungu, i cili gjatë dy ditëve të fundit ka provuar në qendër të sulmit Redon Xhixhën, i cili po kalon një moment të shkëlqyer, duke shënuar rregullisht. Megjithatë, në kampin kurbinas nuk e përjashtojnë mundësinë që Nuabueze të qëndrojë në stol dhe nëse do të jetë e nevojshme për të sakrifikuar sadopak në fund të lojës, atëherë edhe mund të hidhet në fushë.

Mirëpo, një hall më vete është edhe fakti se edhe braziliani Teko vuan ende problemin me muskujt e barkut. Ai ka që prej muajit dhjetor që nuk luan rregullisht me kurbinasit. Ndërsa problem fizike pas ndeshjes së fundit ka pasur edhe mesfushori Ardit Deliu.shehu laci

Cungu ka disa dilema, veçanërisht për mesfushën e sulmit. Nuk përjashtohet mundësia që të debutojë si titullar sulmuesi nga Sierra Leone, Dembakui Jomba. Edhe Donald Rapo pritet ta nisë nga minuta e parë, ndërsa shanse për të marrë një fanellë titullari ka Uendi Vecaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"