Përballja me Tiranën, dy mungesa të rëndësishme për Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 12:16

Përballja me Tiranën, dy mungesa të rëndësishme për Kukësin

Pas Nurman Kurdiçit, i cili do të mungojë për Kukësin përballë Tiranës për shkak të numrit të kartonëve, Josa duhet t’i bëjë llogaritë edhe pa Mate Tsintsadzen.

Kukesi-Josa

Gjeorgjiani ka shfaqur një problem në këmbë dhe ka munguar në dy seancat e fundit stërvitore me ekipin dhe është thuajse e pamundur që të rikuperohet në kohë për sfidën e së shtunës.

Sa i përket pjesës tjetër të lojtarëve, nuk raportohen probleme, ndërkohë që tekniku do të ketë gati edhe shërbimet e sulmuesit Godberg Kuper.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"