Përballja me Teutën, Luftëtari humbet edhe një sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2018 | 13:47

Përballja me Teutën, Luftëtari humbet edhe një sulmues

Për Luftëtarin e Hasan Likës nuk ka kohë për të humbur. Java e 19-të e Superiores rezervon për bluzinjtë një tjetër transfertë të vështirë, këtë herë me Luftëtarin. Një përballje që ka marrë vëmendjen e gjithë aktorëve dhe faktorëve bluzinj me synimin e vetëm arritjen e një rezultati pozitiv.

Luftetari2

Në këtë kuadër, trajneri Hasan Lika, në seancën stërvitore të ditës së djeshme të realizuar në orën 10:30 në terrenin sportiv të fushës së vjetër, me të tijtë është ndalur në përmirësimin dhe korrigjimin e detyrave mbrojtëse dhe sulmuese. Teksa pritej që Luftëtari të vuante minimalisht mungesën e mbrojtësit Oltion Rrapa, për shkak të një dëmtimi në seancën stërvitore, nuk do të jetë në fushë edhe sulmuesi Eri Lamçja.

Lamcja feston pa fanelle

Gjithsesi, në kampin bluzi optimizmi për të arritur një tjetër rezultat pozitiv në transfertë është evident në radhët e futbollistëve. Të qetë dhe optimistë mes njëritjetrit, futbollistët gjirokastritë kanë realizuar me përpikëri detyrat e stafit teknik në seancën e djeshme të paradites.

Kureshtja nuk ka munguar nga tifozët bluzinj që ishin të pranishëm. Përveç mungesave, pjesa tjetër e futbollistëve paraqitet e mirë dhe trajneri Lika, gjatë seancës stërvitore, ka kërkuar nga lojtarët e tij respektimin e të gjitha detyrave.

TOMOR SHEHU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"