Përballja me Skënderbeun, Tomori për të bërë surprizën në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2020 | 9:23

Përballja me Skënderbeun, Tomori për të bërë surprizën në Korçë

Sezoni i ri starton në transfertë për beratasit dhe ndryshe nga sa ishte parashikuar, Tomori do të luajë në Korçë ndaj Skënderbeut për turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Do të jetë një ndeshje test për Tomorin para kampionatit, por që ka marrë vlerësim maksimal.

Tomori

Kualifikimi vendoset me një ndeshje teke dhe beratasit do të tentojnë të bëjnë surprizën, duke eliminuar një ekip të Superiores. Dëshira është e madhe, ndërsa tifozët nga ana e tyre duan që më shumë skuadra të jetë e përqendruar te kampionati dhe konkretisht te ndeshja e parë me Elbasanin, që përkon me javën e dytë, pasi javën e parë është pushim.

Sipas tyre, është e kotë që skuadra të shpenzojë energji në Kupën e Shqipërisë ndaj Skënderbeut. Gjithsesi, klubi beratas ka objektivat e vet dhe në Korçë Tomori do të jetë serioz në fushë, duke dhënë më të mirë, pse jo, edhe për të arritur kualifikimin. Beratasit kanë një organikë të pasur futbollistësh për të përballuar dy kompeticione.

EDI SPAHIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"