Përballja me Skënderbeun në Peshkopi, trajneri i Korabit: Nuk u trembemi korçarëve!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2022 | 11:09

Përballja me Skënderbeun në Peshkopi, trajneri i Korabit: Nuk u trembemi korçarëve!

Prej së premtes, Korabi ka “zbarkuar” në Peshkopi. Skuadra ka kryer seancën e fundit stërvitore dhe është gati për Skënderbeun, takim që do të luhet sot. Pas dy barazimeve, dibranët do të tentojnë kthesën.

Kumbarce

Shpendi Kumbarçe e paralajmëron të vështirë, por sërish nuk trembet. Për “Panorama Sport”, trajneri thotë:

“Përballë kemi një kundërshtar të fortë, por ne kemi punuar gjatë gjithë javës për këtë ndeshje dhe shpresojmë që të marrim një rezultat pozitiv.

KORABI

Ndaj Skënderbeut do të luftojmë për fitore dhe pavarësisht emrit të madh të kundërshtarit, ne nuk i trembemi atij. Do të luajmë futbollin tonë. I ftoj të gjithë tifozët të vijnë në stadium për të na mbështetur”.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"