Përballja me Skënderbeun, Mezani ka dilema për sulmin e Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2017 | 11:02

Përballja me Skënderbeun, Mezani ka dilema për sulmin e Laçit

Dy fitore dhe po kaq humbje. Laçi ka udhëtuar dje i qetë drejt Korçës, me një kontingjent të kompletuar, si kurrë më parë në këto katër javë. Trajneri vlonjat i kurbinasve, Gentjan Mezani, do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët. Mbrojtësi Harrallamb Qaqi dhe sulmuesi Arturo Rexhinaldo kanë “djegur” të gjitha etapat, duke u riaftësuar plotësisht. Sipas të gjitha gjasave, të dy do ta nisin si titullarë sot ndaj Skënderbeut.

Mezani Flamurtari 2017

Megjithatë, në seancat e fundit stërvitore, trajneri Mezani ka lënë të kuptohet se ka dilema vetëm në repartin e sulmit. I riu Xhixha po kalon një formë të shkëlqyer dhe lënia e tij në stol duket disi e çuditshme të ndodhë. Megjithatë, mbetet për t’u parë sot, pasi Mezani mund t’i besojë nga fillimi sulmuesit nga Mozambiku, i cili do të debutojë me fanellën bardhezi.

laci formacioni

Rexhinaldo është afrimi më i bujshëm i Laçit në merkaton e verës, për më tepër një nga më të paguarit në ekip. Drejtuesit presin që ish-sulmuesi i Luftëtarit të bëjë diferencën. Në sezonin e kaluar, ai shënoi tetë gola me gjirokastritët, ndërkohë që në të kaluarën ka luajtur në Portugali. Në Laç janë besimplotë se sot mund të bëjnë surprizën e madhe në Korçë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"