Përballja me Rejnxhersin e Stiven Xherard, trajneri i Shkupit: Më të fortë nuk kishte, mbahemi te fati dhe Zoti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2018 | 14:17

Përballja me Rejnxhersin e Stiven Xherard, trajneri i Shkupit: Më të fortë nuk kishte, mbahemi te fati dhe Zoti

Ish-lojtari dhe trajneri i Flamurtarit, Zekirija Ramadani, i cili aktualisht drejton skuadrën e Shkupit ka komentuar shortin e Ligës së Europës, ku goglat i kanë vënë përballë Renxhersit të Stiven Xherard.

Zekirija-Ramadani-1

Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, Ramadani e ka cilësuar skuadrën skoceze kundërshtarin më të fortë të mundshme, gjithsesi trajneri beson te mrekulli.

“Kundërshtarë më të fortë nuk kishte mundësi të marrim. Por ne duhet të përgatitemi që ta përfaqësojmë klubin tonë me dinjitet në Evropë. Sigurisht se në futbollin mrekullitë, ndërsa ne shpresojmë në fat dhe në ndihmën e Zotit dhe ndoshta edhe kualifikim. Por duhet ta kemi parasysh se favorit absolut është Glasgou”, ka thënë Ramadani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"