Përballja me Pogradecin, Besa ndryshon strategji

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2021 | 20:24

Përballja me Pogradecin, Besa ndryshon strategji

Besa po bëhet gati për të udhëtuar sërish drejt Pogradecit. Nëse një javë më parë ndeshja u anulua, këtë herë skuadra shpreson që të luajë dhe marrë pikët e plota. Këtë e pohon edhe kapiteni Ledjon Muçaj, i cili për “Panorama Sport” zbulon se kanë ndryshuar strategji.

Kukesi Besa

“Luajmë pa asnjë mungesë dhe do të kemi mundësinë të tregojmë vlerat tona si skuadër. Besa do të jetë e supermotivuar para Pogradecit. Në seancën e djeshme kryem edhe një ndeshje kontrolli, ku u piketua edhe 11-shja. Do të ketë një lëvizje në skemë, është preferuar 4-1-4-1. Me këtë modul do ta kemi më të lehtë realizimin e synimit. Nuk do ta kemi të lehtë, por do t’ia dalim”, thotë Muçaj, i cili do të ketë rolin e “shkatërruesit”.

“Lojtarët që do të na mbështesin nga vija e dytë, duhet të kenë një rol sa më aktiv. Jo thjesht me zotërimin e hapësirave, por edhe zhvendosjen e lojës në krahë. Ata njëkohësisht do të godasin edhe portën nga pozicione të ndryshme. Duhet të sakrifikojmë për golin, pasi për ta fituar këtë takim duhet të shënojmë sa më shpejt”, përfundoi 28-vjeçari.

FERIZ FERIZAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"