Përballja me Pogradecin, apeli i mbrojtësit të Lushnjës: Në sulm, për vendin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 11:25

Përballja me Pogradecin, apeli i mbrojtësit të Lushnjës: Në sulm, për vendin e dytë

Lushnjarët do të luajnë sot sërish në stadiumin “Roza Haxhiu”, aty ku kanë thyer çdo kundërshtar gjatë këtij kampionati, me përjashtim të Pogradecit, një rivali direkt për vendin e dytë.rubin-nako-653x420

“Tani kanë mbetur pak ndeshje dhe në secilën prej tyre Lushnja duhet të marrë tri pikët. Për më tepër që luajmë një ndeshje me një rival të drejtpërdrejtë si Pogradeci, ku fitorja do të na jepte automatikisht vendin e dytë. Fitorja është alternativa jonë e vetme, është një ndeshje shtëpie, ku nisemi favoritë, por gjithçka e vendos fusha”, është shprehur qendërmbrojtësi i Lushnjës, Rudin Nako.

Mbrojtësi 33-vjeçar thekson se Pogradeci është një skuadër cilësore, por Lushnja i ka mundësitë ta thyejë dhe ta parakalojë në tabelën e renditjes. “Pogradeci është një skuadër shumë e mirë, ka lojtarë të cilët kanë vite që luajnë bashkë. Kundërshtari vjen pas dy humbjeve radhazi dhe ndeshja e së dielës mbetet shumë e vështirë. Është një ndeshje përcaktuese nisur dhe nga pozicioni që kemi në renditje të dyja palët.Pogradeci-Lushnja

Megjithatë, Lushnja është përgatitur që të shprehet me të gjitha vlerat e veta. Me një lojë sulmuese, shpresojmë se do ta thyejmë Pogradecin. Lushnja luan me dëshirë, luan në sulm dhe me Cankën përpara besojmë të dalim te fitorja. Ne shikojmë tri pikët si alternativa e vetme për vendin e dytë, pastaj të shikojmë se çfarë mund të bëjmë më mirë në ndeshjet e kthimit të fazës së tretë”, ka përfunduar futbollisti fierak i verdhejeshilëve, Nako.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"