Përballja me Partizanin B, Bubeqi: Erzeni luan për pikë në kryeqytet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2021 | 12:34

Përballja me Partizanin B, Bubeqi: Erzeni luan për pikë në kryeqytet

Erzeni sot luan në kryeqytet ndaj Partizanit B. Trajneri Dorjan Bubeqi për “Panorama Sport” në prag të takimit u shpreh:

Bubeqi

“Mungesa e rezultateve ushtroi një lloj presioni mbi ne. Për rrjedhojë, edhe lojtarët kanë qenë të sforcuar. Por, në 4 ndeshjet e fundit kemi marrë 10 pikë. Ndaj të kuqve kemi 3 mungesa të rëndësishme. Xhebrahimi e Hyska që janë të dëmtuar, si dhe Ramilli që është i pezulluar.

Nga ana tjetër, ngjeshja e kalendarit bën që lojtarëve t’u mungojë freskia fizike. Kjo më imponon të bëj disa alternime në këtë takim. Partizani B është një kundërshtar i fortë. E kam analizuar mirë dhe ju siguroj se do të luajmë si të ishte ndeshje finale. Pavarësisht se situata na dikton ‘lodhje’, barazimi dhe fitorja janë i vetmi objektiv”.

ERALD DERVISHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"