Përballja me Lushnjën, Vllaznisë i rikthehen 3 titullarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 11:49

Përballja me Lushnjën, Vllaznisë i rikthehen 3 titullarë

Vllaznisë do t’i kthehen tre nga katër lojtarët, të cilët i kanë munguar në takimin me Skënderbeun. Për përballjen me lushnjarët, tekniku Gjoka do të ketë të gatshëm dyshen e mbrojtjes, Gocaj e Mersini e po ashtu edhe sulmuesin kryesor të skuadrës, Xhevahir Sukajn.

vllaznia

Të tre këto lojtarë do të jenë një mbështetje e madhe për ekipin për të kërkuar një tjetër fitore edhe ndaj Lushnjës. Ndërsa nuk dihet asgjë as nga ana e drejtuesve edhe më gjerë për fatin e qendërmbrojtësit Renato Malota. Ai nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për këtë takim. Nga ana tjetër, mësohet se tekniku nuk do të ketë asnjë mungesë tjetër për këtë përballje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"