Përballja me Laçin, flet mbrojtësi i Partizanit: Luajmë vetëm për fitore, kemi lojtarë të shkëlqyer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 17:52

Përballja me Laçin, flet mbrojtësi i Partizanit: Luajmë vetëm për fitore, kemi lojtarë të shkëlqyer

Partizani do të luajë këtë fundjavë ndaj një rivali direkt, siç është skuadra e Laçit. Të kuqtë e drejtuar nga Ilir Daja do të kërkojnë me çdo kusht fitoren në këtë ndeshje, për t’u shkëputur nga kurbinasit dhe për t’i bërë presion Vllaznisë kryesuese.

hakaj

Për këtë sfidë ka folur edhe mbrojtësi i majtë i Partizanit, Esin Hakaj, i cili për “Rtsh” është shprehur se ndaj Laçit do të jetë një ndeshje e vështirë, por Partizani do të kërkojë fitoren me çdo kusht.

“Ndeshje shumë e vështirë si gjithë të tjera, si Kukësi që ishte një kundërshtar i fortë. Por besoj se do të vazhdojmë si gjithmonë me fitore.

Për ne është si çdo ndeshje e radhës. Laçi është një ekip i fortë, por besoj se do të fitojmë në këtë ndeshje. E kam marrë veten mirë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu.

Ndeshje shumë e fortë ndaj një rivali direkt, me fitore do të kishim një shkëputje. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, kemi lojtarë të shkëlqyer. Janë Hoxha, Belica, tani u afruan edhe të tjerë si Hasani. Kemi një grup shumë të mire”, përfundoi Hakaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"