Përballja me Laçin, Dovedan: Na duhen pikët, tani nis më e vështira për ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 9:28

Përballja me Laçin, Dovedan: Na duhen pikët, tani nis më e vështira për ne

Bylisi shpreson që ta nisë mbarë fazën e katërt në mënyrë që në fund të sezonit të mbetet sërish në Superiore. Nesër ballshiotët do të luajnë në Laç dhe në lidhje me këtë takim dhe rëndësinë e sfidës, për “Panorama Sport” trajneri Veljko Dovedan, u shpreh:

Dovedan

“Ndeshje e fortë, Laçi ka ekip të mirë dhe luan në fushën e vet. Jemi dy ekipe që kërkojmë pikë në këtë takim dhe e parashikoj duel shumë të fortë, për më tepër në transfertë. Për vetë pozitat që kemi si ekip, do të synojmë më të mirën në këtë ndeshje. Kemi punuar shumë me skuadrën dhe vetë lojtarët e kanë parasysh një gjë të tillë, se në këtë moment duhet që të bëjmë shumë kujdes javë pas jave. Referuar pozicionit që mbajmë në renditje duhet të bëjmë më të mirën në çdo fushë.

Tani të gjitha ndeshjet janë të vështira, edhe ato që do të luajmë në fushën tonë”. Trajneri Dovedan nuk do ta ketë të plotë grupin në Laç. Kojiç, Hadroji dhe Carkanji janë mungesat për nesër. Vetëm sot pritet që stafi mallakastriot të vendosë për lojtarët që do të zbresin në fushën e lojës në ndeshjen me bardhezinjtë, e para e fazës së katërt.

E. SALIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"