Përballja me Kukësin, Egnatia humbet dy futbollistë për sfidën e fundjavës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 14:10

Përballja me Kukësin, Egnatia humbet dy futbollistë për sfidën e fundjavës

Egnatia ka nisur misionin për ndeshjen ndaj Kukësit, e fundit për fazën e tretë të kampionatit. Trajneri Tetova shkon në këtë ndeshje me dy mungesa të rëndësishme të deklaruara.

egnatia

Dy qendërmbrojtësit, Aleksandër Kacbufi dhe Renato Malota, janë të pezulluar për shkak se kanë plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë. Trajnerit Edlir Tetova i lind detyra e vështirë të zëvendësojë këtë dyshe, që kanë qenë të rëndësishëmpër skuadrën deri në këtë fazë të sezonit.

Mikael Agbekpornu, i cili si rol parësor ka mesfushën, mund të kthehet në mbrojtje në këtë ndeshje. Ai ka luajtur edhe në raste të tjera në skemën me tre mbrojtës dhe ka treguar se mund ta kryejë këtë rol me sukses.

25-vjeçari është ambientuar shumë shpejt me futbollin shqiptar dhe duhet se ka arritur të impresionojë trajnerin Tetova, i cili pritet ta aktivizojë titullar ndaj verilindorëve.

KACBUFI Ndryshe nga mungesa e Malotës, i cili është një futbollist me eksperiencë, djaloshi kavajas, Aleksandër Kacbufi, këtë sezon ka luajtur 8ndeshje të plota dhe në 10 të tjeraështë përdorur si zëvendësues.

Bëhet fjalë për një mbrojtës, qëluan me shumë disiplinë dhe qëshpesh ka bërë protagonistin dukeshpëtuar portën e Egnatias me ndërhyrjet e veta decizive. Pavarësisht moshës së re, 22-vjeçari ka grumbulluar 1038 minuta.

SULMI Një skuadër si Egnatia me njësulm “bombë”, ku treshja Duamena, Paulauskas dhe Kasaja në në një formë shumë të mirë dhe janë përmirësuar javë pas jave, shkon në përballjen me Kukësin me bilanc pozitiv golash, që kanë ndihmuar të pozicionohet e treta momentalisht. Padyshim ylli i ekipit është Rafael Duamena, që në vetëm 10ndeshje ka shënuar plot 7 goladhe 1 asist.

FATMIR EFICA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"