Përballja me Kastriotin, Brdariç i ka gati titullarët. Ja si pritet formacioni i Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 8:41

Përballja me Kastriotin, Brdariç i ka gati titullarët. Ja si pritet formacioni i Vllaznisë

Vllaznia do të jetë e plotë edhe për takimin ndaj Kastriotit që do të luhet sot në orën 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Vllaznia

Edhe pse ngjeshja e kalendarit ka qenë e madhe, zor se trajneri gjerman i kuqebluve do të ndryshojë formacionin për përballjen me krutanët. Ai do të mbetet besnik i skuadrës tip që ka përdorur më së shumti këtë kampionat.

Në portë pritet që të jetë sërish Zogoviç, i cili ka besimin e plotë të Brdariç. Me skemën 3-4-1-2, Gurishta, Adili dhe Imami do të përbëjnë repartin e mbrojtjes. Në mesin e fushës do të luajnë nga e djathta në të majtë Jonuzi, Krymi, Marku dhe Isaevski.

Dyshja sulmuese do të jetë sërish Dilaver dhe Ardit Hoxhaj, ndërsa pas tyre do të luajë Demir Imeri në rolin e një fantazisti të mirëfilltë. Brdariç këtë herë do të ketë shumë alternativa në stol, ku mund të përmenden lojtarë që kanë qenë titullarë si Kruja, Kalaja, Shehit etj.

1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"