Përballja me Flamurtarin, Vllaznia njofton tifozët për çmimet e biletave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 9:45

Përballja me Flamurtarin, Vllaznia njofton tifozët për çmimet e biletave

Vllaznia do të presë ditën e nesërme Flamurtarin në shtëpi, në një ndeshje ku shkodranët do të kërkojnë fitoren.vllaznia tifozet

E rëndësishme për Vllazninë është edhe prania e tifozëve, të cilët do të ishin edhe një shtysë me e madhe për të fituar. Në prag të kësaj ndeshje, klubi shkodran ka dalë me një njoftim, ku bën me dije se kanë dalë në shitje biletat, teksa tregohet edhe çmimi i tyre.

Njoftimi i klubit:

KF Vllaznia bën të ditur se duke nisur nga sot në ora 10.00 do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen e kampionatit, atë me Flamurtarin që luhet të martën në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Oraret e hapjes së sporteleve janë si më poshtë:
E hënë 10:00- 14:00
16.30- 19.00
E martë 10:00 deri në përfundimin e ndeshjes

Ju bëjmë me dije se çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si më poshtë:
Tribunat C dhe E 200 lekë
Tribuna D 300 lekë
Tribuna A- B 500 lekë
Tribuna VIP 1000 lekë
KF Vllaznia fton gjithë tifozët e saj të jenë të pranishëm në këtë ndeshje për të mbështetur skuadrën tonë në këtë ndeshje të parë të këtij viti, duke shpresuar që të bëjmë edhe një start të mbarë me fitore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"