Përballja me Bylisin, trajneri i Burrelit besimplotë: Nuk dalim bosh nga Ballshi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2022 | 10:43

Përballja me Bylisin, trajneri i Burrelit besimplotë: Nuk dalim bosh nga Ballshi

Burreli udhëton “i etur” në Ballsh. Pasi mundën Besëlidhjen në shtëpi, duan që të kalojnë me sukses edhe kryesuesit. Alert Alcani e di që do të jetë e vështirë, por kjo nuk e pengon që të besojë. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri u kërkon lojtarëve që të japin maksimumin dhe në fund do të shpërblehen.

alert alcani

“Ne kemi punuar fort edhe gjatë kësaj jave për të mbajtur ritmin e javës së shkuar. Mendoj se kemi bërë një punë mjaft të mirë dhe tashmë kemi eliminuar ato defekte që kishin në ndeshjet e para të fazës së dytë.

Skuadra është me këmbë në tokë dhe e ka kaluar atë gjendjen e euforisë, që e shoqëronte që prej fundit të fazës së parë. Megjithatë, kundërshtari i radhës është shumë i fortë, për faktin se edhe luan në shtëpinë e tij.

Gjithsesi, unë jam i bindur që djemtë tanë do të japin më të mirën në fushën e gjelbër dhe do të dalin me rezultat pozitiv prej saj pas përfundimit të 90 minutave të lojës së rregullt”, përfundoi numri një i pankinës së matjanëve.

DRITAN KURTI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"