Përballja me Besën, trajneri i Pogradecit ka vetëm një kërkesë: Le të fitojë më i miri, por të luhet në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2020 | 10:56

Përballja me Besën, trajneri i Pogradecit ka vetëm një kërkesë: Le të fitojë më i miri, por të luhet në…

Liqenorët po përgatiten intensivisht për fazën finale të kampionatit, ku kanë detyrën dhe përgjegjësinë të ruajnë kreun për të qenë në Superiore sezonin e ardhshëm. Trajneri Ardian Abazaj thotë për “Panorama Sport” se duket se gjithçka po nis nga e para.

Abazaj222

“Me afrimin e datës së ndeshjes, edhe përgjegjësia rritet te të gjithë. Futbollistët janë gati të marrin përsipër atë detyrë që u takon për fatin e këtij sezoni. Po punojmë fort dhe nuk dua zhgënjim, jam i bindur se nuk do të ndodhë kjo gjë.

Duhet përqendrim për ndeshjen e parë me Besën. Nuk e dimë ende se ku do të luajmë kundër Besës, dimë që do të luajmë në fushë asnjanëse. Kjo më shqetëson për të vetmin fakt se dua të luajmë në një terren të përshtatshëm, pastaj le të fitojë më i miri. Do të jetë një Pogradec sulmues në fushë, duam vetëm fitoren dhe golat nuk i presim vetëm nga dy sulmuesit.pogradeci

Pozitiv për ne është fakti që grupi është i gjithi i gatshëm dhe gëzon një formë të mirë. Nuk i fshehim aspak emocionet e këtij takimi, na duket sikur për ne ka filluar një sezon i ri, por me objektivin e vjetër për të kaluar në Superiore. Jemi të palëkundur në objektivin tonë. Janë dy pikë të arta që na mbajnë në krye dhe kemi si synim që në çdo ndeshje të fitojmë. Nuk do ta ketë asnjë ekip shansin të na afrohet”, thekson trajneri Abazaj para ndeshjes me Besën, e cila luhet të dielën.

Romeo Xinxifi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"