Përballja me Besën, flet Kanarsa: Tani Apolonia përballon çdo rival

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2022 | 11:47

Përballja me Besën, flet Kanarsa: Tani Apolonia përballon çdo rival

Apolonia ka mbyllur përgatitjet dhe është gati të presë Besën. Luhet në “Loni Papuçiu” dhe Juri Kanarsa pret vetëm fitore. Në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri tha:

Juriy KANARSA

“Nuk e mohoj, patëm shumë fat me Butrintin. E megjithatë, ajo ndeshje shkoi. Skuadra është rritur dhe, përpos fitoreve, po luajmë shumë mirë. Lojtarët e kanë kaluar ngërçin psikologjik të fazës së parë dhe merren vesh me njëritjetrin e mbi të gjitha janë bërë më agresivë.

Tani e njohin potencialin e tyre dhe mund të luftojnë dhe përballojnë denjësisht çdo kundërshtar.

I radhës është Besa. I kemi dhënë rëndësinë e duhur dhe jemi gati për ta luajtur dhe fituar. Nuk i nënvlerësojmë aspak, por duam të vijojmë me rezultatet pozitive në kampionat dhe mbetemi në garë për ‘play off’-in.

Kemi edhe një plus, tifozët. Pres një stadium të tejmbushur nesër (sot), vetëm ashtu frymëzohemi”.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"