Përballja me Apoloninë, Martini me ndryshime në formacionin e Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2021 | 23:53

Përballja me Apoloninë, Martini me ndryshime në formacionin e Teutës

Teuta është stërvitur dje në fushën sportive “Olympic Park”, në një seancë me dyer të mbyllura dhe larg vëmendjes së të gjithëve. Trajneri Edi Martini është ndalur kryesisht tek ana taktike, teksa ka preferuar që të merret më shumë me fazën sulmuese të skuadrës.Teuta stervitje

Në krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Laçit, pritet që të dielën kundër Apolonisë të ketë ndryshime në formacionin e durrsakëve. Sipas të gjitha gjasave, Lorenco Vila do të rikthehet titullar. Por, gjithashtu ka shanse të mëdha për ta nisur nga minuta e parë edhe sulmuesi Sebino Plaku, i cili debutoi me fanellën e Teutës pikërisht në transfertën në Laç. I vetmi lojtar që nuk do të jetë i gatshëm në këtë sfidë për shkak kartonësh është mesfushori Florent Avdyli.

Nga ajo çfarë u kuptua dje, Martini ka në kokë të paktën tri ndryshime, gjithnjë duke marrë për bazë formacionin që luajti në Laç. Drejtuesit kërkojnë me çdo kusht që ekipi të fitojë këtë takim, pasi në të kundërt gjërat mund të precipitojnë, edhe për faktin se diferenca me vendin e parë është e madhe. Presidenca shpreson se çdo gjë do të ndryshojë për mirë, duke besuar te cilësitë e lojtarëve që formojnë skuadrën.

SULMI – Edhe në seancën e djeshme, për më shumë se 20 minuta, trajnerët Martini dhe Hodo kanë kërkuar nga lojtarët që të provojnë goditjet në portë. Krasniqi, Plaku, L.Vila, Kapllani, Gruda, Bregu etj. kanë provuar shënjestrën që kishin drejt portës, gjuajtje në lëvizje, akrobaci e çdo gjë tjetër. Hodo nga ana e tij kërkonte goditje nga vendi, ndërsa Martini ka ndjekur me shumë kujdes shënjestrën e gjithsecilit, si nga gjuajtjet jashtë zone dhe në pozicione të ndryshme. Një praktikë e tillë pritet të vazhdojë…

ZAMIR QYPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"