Përballja me Apoloninë, dy mungesa të rëndësishme te Tirana. Shehi ka gati alternativat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2021 | 23:10

Përballja me Apoloninë, dy mungesa të rëndësishme te Tirana. Shehi ka gati alternativat

Vetëm ditën e hënë Tirana do të jetë e plotë dhe do të bashkohen lojtarët që janë lënë pushim. Nga ana tjetër, skuadra kryeqytetase ka në javën e 26-të, në dukje, një ndeshje të lehtë me Apoloninë.

Bekaj Tirana festa

Është skuadra e vetme, të cilën bardheblutë e kanë mundur dy herë. Ama në sfidën që do të luhet pas pauzës së kombëtareve nuk do të jenë dy titullarë të mbrojtjes.

Bëhet fjalë për Kristi Vangjelin dhe Erjon Hoxhallarin. Me kartonët e marrë në sfidën me Laçin dyshja e mbrojtjes mungon dhe kthehet vetëm në sfidën me Skënderbeun. Në fushë si titullar kthehet Behiratçe dhe rreshtimi mund të jetë me katër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"