Përballja kundër Kukësit, Teuta me një mungesë sot ndaj verilindorëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2022 | 14:21

Përballja kundër Kukësit, Teuta me një mungesë sot ndaj verilindorëve

Teuta ka mbyllur dje pasdite përgatitjet për takimin e javës së 31-të atë ndaj Kukësit.

Hebaj Teuta

Tekniku Renato Arapi u ka dhënë “dorën” e fundit përgatitjeve duke zhvilluar një seancë të karakterit taktik.

Teuta do të ketë një mungesë në ndeshjen e sotme. Trajneri Renato Arapi duhet t’i bëjë llogaritë pa Ledio Beqajn.

Mesfushori mungon për shkak se është ndëshkuar me kartonin e katërt të verdhë në takimin ndaj Dinamos. Pjesa tjetër e grupit, në gjendje optimale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"