Përballja kundër Erzenit, Kanarsa: Pa frikë, afrimet më bindin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2022 | 10:38

Përballja kundër Erzenit, Kanarsa: Pa frikë, afrimet më bindin

Apolonia ka mbyllur me sukses përgatitjet për transfertën e parë të këtij viti. Udhëtojnë në Shijak, atje ku i pret Erzeni.

Juriy KANARSA

Përballë kanë një ekip që pretendon elitën, ndaj Juri Kanarsa e quan këtë një provë force. Fierakët janë vërtet larg zonës së ngjitjes, por nuk kanë në plan që të heqin dorë nga ky objektiv.

Italiani vlerëson kundërshtari, por hapur u kërkon të tijve që të mos e marrin me frikë.

“Jemi gati. Kemi shfrytëzuar çdo ditë për t’u stërvitur dhe përballuar pjesën e mbetur të garës. E nisim në transfertë vitin.

Është ndeshje delikate ajo me Erzenin, por nuk trembemi. U them vazhdimisht lojtarëve që të luajnë pa frikë ndaj kujtdo.

Apolonia hyn si e barabartë në çdo fushë dhe përjashtim nuk do bëjë as Erzeni. Pres një grup tejet të motivuar dhe në harmoni të plotë me njëri-tjetrin.

Vazhdimisht në stërvitje u bëj të ditur lojtarëve të mi që nuk duhet të dorëzohen kurrë në asnjë ndeshje. Mirë është që të fitojmë, por nuk do ishte keq edhe të mos dilnim pa pikë nga kjo transfertë.

Afrimet më kënaqin. Kishim nevojë për këto përforcime, pasi jemi penalizuar shpesh nga dëmtimet. Ky grup lojtarësh më bind, duke qenë se i shoh të përqendruar për pjesën e mbetur të kampionatit”, tha tekniku për “Panorama Sport”.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"