Përballja e Teutës ndaj Bylisit, Krasniqi: Kalojmë ngërçin dhe shpërthejmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 16:55

Përballja e Teutës ndaj Bylisit, Krasniqi: Kalojmë ngërçin dhe shpërthejmë

Sulmuesi Blerim Krasniqi në daljen para mediave pohoi se Bylisi do ta kthejë te fitorja Teutën në mënyrë që të harrojë pikët e lënë me Vllazninë. Ai flet edhe për mungesën e golave, por ka besim se sulmuesit do ta kalojnë ngërçin dhe do të shpërthejnë në vijim.

BERIM KRASNIQI

Blerim, sipas jush, pse nuk funksionoi skuadra në Shkodër?

Mendoj se ne dhamë maksimumin në Shkodër, por nuk ishte dita jonë.

Presioni te sulmuesit është i madh. Ndiheni i qetë për të dhënë gjithçka në këtë periudhë apo ka diçka që ju pengon?

Mendoj se presioni është i madh pasi në takimet e fundit kemi shënuar pak gola, por do vijë dhe momenti jonë që të çlirohemi nga ky ngërç dhe të vazhdojmë përpara.

Keni shpërdoruar disa raste, ju vjen keq për këtë?

Normalisht që një sulmues matet me gola. Çdo sulmues e vuan pjesën e golit. Duhet t’i vlerësojmë më shumë të gjithë, jo vetëm unë, ato raste që na vijnë, në mënyrë që të shënojmë.

Çfarë prisni nga ndeshja me Bylisin?

Me Bylisin vlen si çdo ndeshje tjetër, tri pikët. Do futemi në fushë vetëm për fitore. Është një ndeshje si të gjitha të tjerat dhe duhet të marrim maksimumin.

Keni një synim se sa gola ju kënaqin të shënoni këtë sezon?

E thashë, çdo sulmues matet me gola. Më pas se sa dhe si, është një pjesë që s’mund ta themi. Dua të shënoj sa më shumë gola.

Vllaznia është 9 pikë para, besoni se mund ta përmbysni deri në fund?

Nëntë pikë nuk janë as pak dhe as dhe shumë. Ndeshje dhe pikë në dispozicion ka plotë. Kemi dhe dy ndeshje të tjera me Vllazninë, ndaj besoj se ka kohë ende për të rikuperuar diferencën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"