Përballja e së dielës, katër arsyet përse Interi mund të mposhtë Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2021 | 22:05

Përballja e së dielës, katër arsyet përse Interi mund të mposhtë Juventusin

“Arma” e parë e Kontes mund të jetë “LuLa”. Lukaku ka rigjetur ritmin duke hyrë nga minuta e parë kundër Romës dhe bashkëpunimi me Lautaron nuk prodhoi vetëm për pak centimetra. Pas 111 golave të sezonit të shkuar (rekord në shtëpinë zikaltër prej vitit 1930), belgu dhe argjentinasi vazhdojnë të fluturojnë me një ritëm jashtëtokësorësh: 12 golat e të parit dhe 9 të të dytit vlejnë titullin simbolik të dyshes më të mirë të kampionatit, me 2 gola më shumë sesa Ronaldo-Morata (19 gola). Me ata të dy përpara, Konte mund të flejë i qetë. Duke qenë se mbrojtja e Juves duhet të bëjë edhe pa De Ligtin, forca e “LuLa”-s mund të rezultojë vendimtare për ta anuar peshoren nga ana e Interit.

juventus-inter-e1582539526656

ASI NËN MËNGË – Për momentin, faktori më vendimtar në skuadrën e Kontes është forma e jashtëzakonshme që po kalon Hakimi. Shtysa dhe shkathtësia e marokenit në krah të djathtë po rezultojnë vendimtare, duke sjellë edhe rezultate konkrete: për saktësi, 6 gola dhe 4 asiste, shifra sulmuesi. Ish-talenti i Realit shënoi thuajse të njëjtën sasi golash gjatë gjithë sezonit të shkuar në Bundesligë (7) me fanellën e Dortmundit, por me 1/3-ën e prezencave (17 me 54 ndeshje). Dhe përveç momentit pozitiv të Hakimit, duhet marrë parasysh edhe emergjenca e Pirlos në atë korsi ku do të kalojë marokeni, në krahun ku Interi mund të gjejë një autostradë të vërtetë për të peshkuar “LuLa”-n ose ku Hakimi mund të provojë direkt goditjen për të thelluar rekordin e tij personal.

MURI – Mes lajmeve më ngushëlluese për Konten është edhe rikthimi i Shkriniarit në nivelet e zakonshme të shkëlqimit. Sllovaku është rishfaqur pasi e mbylli sezonin e shkuar në limite. Prej një muaji ka rifituar fanellën e titullarit, madje ka gjetur edhe golin pas 1000 ditësh. 25-vjeçari shtrëngoi dhëmbët pasi ishte një hap nga lamtumira dhe tani po korr frytet e impenjimit dhe sakrificës për t’u ambientuar në mbrojtjen me tre vetë, markë e fabrikës “Konte”. Sot Shkriniar ka rifituar besim dhe siguri, armë vendimtare për të provuar që të frenojë grabitqarin Ronaldo.

NEVOJA DHE SHANSI – Pastaj është uria, ajo që këtij Interi nuk mund t’i mungojë kurrsesi pas humbjes me Sampdorian dhe barazimit me Romën, ku skuadra e Kontes flaku pesë pikë shumë të rëndësishme, më shumë për mungesë merite të vetes sesa meritë të tjetërkujt. Me një Milan që nuk duket i predispozuar që të ngadalësojë, rikthimi te fitorja është gati një detyrim, edhe për moralin e skuadrës. Për zikaltrit është edhe momenti për të nisur një kthesë, e cila ndonëse mund të mos jetë shqetësuese, është treguese gjithsesi: në përballjet me të parat e klasës, deri tani Interi ka festuar vetëm një herë, më 16 dhjetor kundër Napolit (të mundur 1-0). Kundër Atalantës, Romës dhe Lacios, kanë ardhur barazime, ndërsa me Milanin humbja. Kundër Juventusit është rasti për të treguar më në fund stofin e një ekipi pretendent në përballjet direkte, që nuk është skuadër e madhe vetëm për të mundur “të voglat”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"