Përballja e parë mes skuadrave në elitë, Egnatian e pret një ndeshje… historike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2022 | 17:09

Përballja e parë mes skuadrave në elitë, Egnatian e pret një ndeshje… historike

Asnjë përballje në Kategorinë Superiore mes Bylisit dhe Egnatias. E radhës të shtunën në Ballsh në orën 15:00 është një duel historik mes dy skuadrave, që në këtë fillim sezoni kanë arritur rezultate interesante.

EGNATIA 1 (1)

Statistikat tregojnë se nuk ka pasur asnjë përballje edhe në Kategorinë e Parë mes dy ekipeve, pasi kur kanë qenë në të njëjtin sezon bashkë, u ka takuar të luajnë në grupe të ndryshme. Vetëm në Kategorinë e Dytë sfidat mes tyre kanë qenë më të shpeshta, sikurse edhe disa miqësore, në të cilat Egnatia ia ka dalë të ketë bilanc më të mirë ndaj ballshiotëve. Ndeshja e fundit mes tyre ka qenë më 25.08.2021, pikërisht një miqësore kur rrogozhinasit kanë fituar 3-2.

KAMPIONATI

Me vrullin e dy ndeshjeve të fundit, Egnatia e ka hedhur tashmë dorashkën. Kërkon të mos ndalet dhe ta përdorë transfertën me ballshiotët për të rikonfirmuar suksesin e saj të radhës. Drejtuesit e Egnatias duan ta përgatisin në qetësi të plotë këtë takim, teksa kanë vendosur heshtje për shtyp, ndërsa vetëm një ditë para ndeshjes do të prononcohet trajneri ose drejtori sportiv. Egnatia i ka ndezur mirë “motorët” dhe vjen tashmë pas dy fitoreve radhazi ndaj ekipeve që kanë synime të mëdha si Laçi dhe Vllaznia. Veçanërisht triumfi i fundit me shkodranët ka shtuar edhe më tepër moralin te rrogozhinasit. Për skuadrën e Edlir Tetovës, gjithashtu synimet këtë sezon janë të qarta, pasi klubi ka ambicie për të tentuar Kupat e Europës. Këtë e kashprehur edhe publikisht drejtori sportiv, Ndriçim Shtubina.

KUPA

Parashikohet pak ashumë një rrugëtim si ai i edicionit të shkuar ku rrogozhinasit, pasi kapërcyen fillimisht Turbinën 1-1 e 1-0, në turin edytë arritën të sfidojnëKukësin, me të cilin fituan 3-1në Peqin ndeshjen e parë dhehumbën të dytën në Vlorë 0-1.Me Laçin në turin çerekfinal,ku rrogozhinasit vjet ishin përherë të parë, të dyja ndeshjetu mbyllën me barazimet 1-1 nëRrogozhinë e 0-0 në Laç.Vetëm nga rezultati 2-3 i penalltive, Egnatia u eliminua.Këtë edicion rruga duket disimë e thjeshtë. Egnatia do tëketë fillimisht punë me fqinjëtpeqinas të Shkumbinit, akomatë paorganizuar si duhet, porqë luajnë tani dy kategori mëposhtë se Egnatia. Më pas dotë kenë punë me fituesen eçiftit Skëndërbeu-Maliqi, tëcilat nuk bëjnë pjesë asnjëranë elitë, por korçarët në tëparën dhe Maliqi në të dytën.Në bazë të skemës dhe kualifikimit të mundshëm në dy turete para, në çerekfinale, Egnatiaashtu si vjet, mund të rigjenteLaçin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"