Përballja e Flamurtarit, Ndreu karikon Kamzën: Nuk dalim pa pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2018 | 12:24

Përballja e Flamurtarit, Ndreu karikon Kamzën: Nuk dalim pa pikë

Kamza do të kërkojë të surprizojë Flamurtarin, duke dalë nga kriza e rezultateve në këtë fazë të tretë, teksa në pesë ndeshjet e fundit ka arritur të marrë vetëm një fitore. Për trajnerin Ramadan Ndreu, ndeshja në Vlorë është e një shkalle të lartë vështirësie. Pritet që Ndreu të konvertojë dënimin, duke paguar në FSHF për të drejtuar sot skuadrën nga stoli.

ndreu2

“Na del një detyrë jashtëzakonisht e madhe, duke e ditur që edhe ne ndoshta nuk jemi në momentet më të mira për sa u takon pikëve. Megjithatë, loja na jep ngrohtësi. Them që në Vlorë do të paraqitemi mirë dhe jam i bindur që nuk do të luajmë vetëm për një pikë, por do të synojmë të marrim fitoren, që do të na ngjiste në renditje”, ka thënë fillimisht Ndreu në një bisedë për “SuperSport”.

Trajneri theksoi se Kamza e tij duhet ta shfrytëzojë në maksimum edhe situatën jo të mirë që po kalon kundërshtari. “Është një moment delikat. Nëse Flamurtari do arrijë të dalë në lojën e vet, do të na vendosë në vështirësi.

Frasheri

Por, nëse loja hyn në ritmin normal dhe të kalojë në krahun tonë, shpresoj ta shfrytëzojmë këtë moment”, deklaroi trajneri i Kamzës, i cili sheh luftë deri në fund si për Europën dhe mbijetesën. “Të gjitha skuadrat që janë në pozitat tona, mbeten shumë afër Europës, por edhe rënies nga kategoria. Kjo na bën që të luftojmë në maksimum në çdo ndeshje për të marrë pikët e qëndrimit në elitë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"