Përballja e dytë këtë sezon, sot luhet miqësorja Kastrioti-Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2022 | 9:14

Përballja e dytë këtë sezon, sot luhet miqësorja Kastrioti-Laçi

Sot paradite në kompleksin sportiv në Vorë, skuadra e Kastriotit do të zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore.

312717738_471246331651657_4447740982652016352_n

Përballë do të ketë skuadrën e Laçit, një rivale e vjetër e krutanëve në kampionat.

Ndeshja mes tyre është parashikuar të zhvillohet në orën 10:00. Ballafaqimi mes tyre është i dyti për këtë edicion. Ballafaqimi i parë ka qenë për llogaritë e javës së nëntë të kampionatit.

Në ndeshjen e zhvilluar në Kamzë, laçianët fituan me rezultatin 1-0, me gol të shënuar nga Serxho Ujka në minutën e 16-të. Ndeshja ndaj laçianëve vjen pas humbjes së pësuar një javë më parë në Kamzë ndaj Korabit, me rezultatin 2-0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"