Përballja delikate, shikoni sa shumë vite ka pa fituar Vllaznia në transfertë kundër Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2021 | 8:10

Përballja delikate, shikoni sa shumë vite ka pa fituar Vllaznia në transfertë kundër Laçit

Vllaznia ka provuar vetëm shijen e humbjes në këtë sezon në përballjet me Laçin, ku kurbinasit kanë triumfuar në dy duelet e para, 1-0 në shtëpi dhe 2-1 në “Loro Boriçi”. Sfida e tretë luhet të shtunën në Laç.

Laci Vllazni

Vllaznia nuk merr tri pikë në Laç që prej 23 marsit të 2014-ës, kur fitonte 0- 2 me gola të Arsid Krujës dhe Ndriçim Shtubinës. Si për koincidencë, për herë të fundit që shkodranët kanë triumfuar në transfertën kurbinase, trajner ka qenë Dervish Haxhiosmanoviç. Me malazezin Vllaznia ka fituar tre trofetë e fundit: titull kampion dhe Superkupë në vitin 2001 dhe Kupën e Shqipërisë në 2008-ën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"