Përballja Burreli-Tomori/ Administratori Ballabani: Ta kthejmë në festë; Dalipi: Kemi korrigjuar finalizimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 14:25

Përballja Burreli-Tomori/ Administratori Ballabani: Ta kthejmë në festë; Dalipi: Kemi korrigjuar finalizimin

Burreli pret Tomorin dhe kjo është sprova e parë e tyre në “Liri Ballabani”. Administratori Bajram Ballabani paralajmëron se stadiumi është gati dhe pret vetëm rezultat pozitiv nga ekipi:

bajram-ballabani

“Është një ndeshje delikate, pasi përballë do të kemi një ekip me traditë si Tomori. Stafi teknik dhe lojtarët kanë marrë të gjitha masat për ta fituar këtë 90-minutësh, që luhet në shtëpi. Tifozët këtë vit do të jenë edhe më komodë, pasi stadiumi është pajisur me afro 2 mijë stola. Bileta për të hyrë do të jetë simbolike, prej 100 lekësh për person. Në të vërtetë ky vit do të jetë më i vështirë për ne, kështu që kontributi i lojtarit të 12-të është shumë i nevojshëm”. DRITAN KURTI – PANORAMASPORT.AL

Tomori është nisur që dje drejt Burrelit, atje ku pret kthesën. Pak para nisjes, Klevis Dalipi për “Panorama Sport” thotë:

dalipi

“Kemi punuar gjatë gjithë javës dhe mendoj se jemi përmirësuar, sidomos në finalizim. Pas asaj humbjeje krejt aksidentale me Korabin në shtëpi, tani duam kthesën. Kemi luajtur shumë bukur, por ishim të pafat në finalizim.

Gjatë procesit stërvitor kemi treguar se kemi mundësinë dhe forcën e duhur për t’u ringritur dhe të shpërblehemi me pikë. Skuadra gëzon gjithë mbështetjen time. Ne mbajmë veshur një fanellë të rëndë dhe i detyrohemi asaj e tifozëve, ndaj nesër (sot) duhet të tregojmë vlerat tona dhe të marrim pikët e para”. EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"