Përballet me ish-ekipin e tij, flet Klinsman: E mposht Bajern Mynihun, do jetë një ndeshje spektakolare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 11:07

Përballet me ish-ekipin e tij, flet Klinsman: E mposht Bajern Mynihun, do jetë një ndeshje spektakolare

Për Jurgen Klinsman ndeshja me Bajernin nuk do të jetë si gjithë të tjerat. Ish-trajneri i bavarezëve tha për “Bild” se të dielën skuadra e tij do të luajë vetëm për tri pikë ndaj kampionëve.


klinsman

“Kam shumë miq në Mynih, me disa lojtarë vazhdoj dhe ruaj marrëdhënie të mira. Por në fushën e lojës dua vetëm të fitoj. Jam i sigurt se do të jetë një ndeshje spektakolare me një stadium të mbushur plot e përplot”, tha Klinsman.

Nëse trajneri do të qëndrojë të dielën në stolin e bardhebluve, është ende për t’u parë, pasi atij i ka skaduar licenca për të drejtuar një skuadër futbolli dhe për ta rinovuar atë duhet të paraqitet në Federatën Gjermane të Futbollit për të kryer disa orë leksion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"