Përballen në Ligën e Kampioneve, Reali tenton t’i “vjedhë” Atalantës lojtarin e rëndësishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2021 | 22:28

Përballen në Ligën e Kampioneve, Reali tenton t’i “vjedhë” Atalantës lojtarin e rëndësishëm

Duvan Zapata është emri i ri që mund të forcojë sulmin e Realit të Madridit. Statistikat e tij dhe çmimi i ulët në merkato mund ta transferojnë realisht në Madrid. Drejtuesit e skuadrës “galaktike” e kanë prej kohësh nën vëzhgim dhe do të përfitojnë nga ndeshja e Ligës së Kampioneve kundër Atalantës për të nisur bisedimet me drejtuesit e klubit.
zapata
Vlera e Duvan Zapatës është afro 40 milionë euro, por në fakt presidenti Prekasi kërkon 80 milionë euro për ta lënë të lirë kolumbianin. Ai mund të luajë i vetëm në sulm, me dy ose me tre. Kjo e bën një futbollist të dëshiruar nga shumë skuadra. Për Zapatën është interesuar edhe Juventusi në kampionatin italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"