Përballen me “fuqitë” e mëdha, kalendar si ferr për Egnatian në startin e fazës së tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2023 | 9:57

Përballen me “fuqitë” e mëdha, kalendar si ferr për Egnatian në startin e fazës së tretë

Egnatia mori një rezultat surprizë në këtë javë, në një ndeshje ndaj Kukësit, që u duk se u vendos shpejt në shinat e duhura. Gjithsesi, ata u përmbysën me shifrat 1-2 dhe pësuan një goditje të rëndë, që u pasua edhe nga shkarkimi i trajnerit Shpëtim Duro, i cili deri para pak ndeshjesh konsiderohej si ai që i ringriti rrogozhinasit, të cilët më parë notonin në ujerat “e thella” të tabelës. Tashmë që kanë mbaruar dy faza të Superiores, mund të bëjmë një pasqyrim shifrash.

egnatia bambam

RIVALËT – Kështu, mund të themi se Tirana është ekipi i vetëm nga kryesuesit, që ka arritur t’i mposhtë rrogozhinasit. Bardheblutë i kanë marrë pikë të plota, plot 6 në dy ndeshje. Me ekipet e tjera të kreut Egnatia ndan një lloj ekuilibri.

FUNDI – Gjithsesi, me skuadrat e fundit të renditjes, rrogozhinasit janë treguar mjaft “dorëlëshuar”, pasi kanë lënë një numër të konsiderueshëm pikësh. Egnatia, që renditet në vendin katërt me 26 pikë, dy pikë larg Europës dhe 8 larg kreut, ka vuajtur shumë në ndeshjet ndaj kundërshtarëve si Kukësi, Bylisi apo Teuta. Ballshiotët dhe durrsakët i kanë marrë nga 4 pikë rrogozhinasve në përballjet direkte, teksa Kukësi i mposhti së fundmi.

KALENDARI – E ardhmja e afërme për rrogozhinasit është si një ferr. Të hënën ata do të udhëtojnë për në kryeqytet, ku do të sfidojnë Partizanin, teksa më pas presin kampionët në fuqi të Tiranës, para se të udhëtojnë për në Laç dhe të sfidojnë Vllazninë në shtëpi. Gjithsesi, nëse i referohemi statistikave, mund të themi se Egnatia di t’i kthejë në avantazh këto përballje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"