Përballen kundër Maliqit, sulmuesi i Besës: Fitorja e vështirë, por jo e pamundur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2022 | 10:08

Përballen kundër Maliqit, sulmuesi i Besës: Fitorja e vështirë, por jo e pamundur

Skuadra e Besës do të udhëtojë sot drejt juglindjes për të luajtur përballjen e javës së 24-t me Maliqin. Kjo ndeshje është vlerësuar maksimalisht nga verdhezinjtë dhe këtë e dëshmon edhe fakti se ekipi udhëtoi që dje pasdite, ku e kaloi natën në qytetin e Pogradecit.

Bubeqi Besa

Maliqarët luajnë ndoshta aktin e fundit në luftën për mbijetesë, ndërsa Besën, të tria rezultatet nuk do ta penalizonin aq shumë, pasi ka mjaftueshëm ndeshje për të luajtur.

Te ky fakt do të mbështetet loja e kavajasve, që do të ndeshen pa presionin e rezultatit. Për sulmuesin Edmond Hoxha, çdo transfertë është e vështirë, por nisur nga fakti se vendësit luajnë aktin e fundit të mbijetesës, atëherë Besën e pret një takim jo i lehtë.

“Kushdo shpreson deri në fund dhe këtë besoj se do ta ketë parasysh edhe Maliqi, teksa do luajë ndaj nesh. Ata do të përpiqen të fitojnë për të mbajtur gjallë shpresat e tyre. Në anën tjetër, ne do hyjmë në fushë pa asnjë lloj presioni mbi rezultatin dhe këtë e shoh si favor për Besën.

frr

 

Do të futemi në fushë për fitore si çdo ekip tjetër. Nga ne kërkohet vetëm të ruajmë qetësinë deri në fund dhe të shfrytëzojnë hapësirat prapa, që vendësit logjikisht do të krijojnë nga dëshira për të shënuar. Kemi në grup gjithë përvojën e duhur në të tilla raste me Perjen, Muçën, Hysenin e të tjerë.

Shpresoj të shënojmë ne të parët dhe pastaj gjithçka do të jetë më e lehtë”, u shpreh sulmuesi Hoxha. Verdhezinjtë kanë udhëtuar të plotë nën drejtimin e trajnerit Dorjan Bubeqi.

Besa vjen pas fitores së thellë 4-0 me Shkumbinin dhe atmosfera në grup shumë pozitive. Pritet të shihet se sa kjo klimë do të japë avantazhet e saj përballë dëshirës dhe nevojës së vendësve për 3 pikët.

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"