“Për titullin e Interit lë… cigaren”, rrëfehet presidenti Morati: Iniestën s’ma shitën, nga Mesi hoqa dorë vullnetarisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2020 | 20:20

“Për titullin e Interit lë… cigaren”, rrëfehet presidenti Morati: Iniestën s’ma shitën, nga Mesi hoqa dorë vullnetarisht

Masimo Morati nuk heq dorë nga Interi, por për Interin mund të lërë cigaren. Këtë premtim, por edhe shumë aspekte të tjera, ish-presidenti zikaltër i ka komentuar në intervistën e tij për të përditshmen italiane “Il Giorno”.

moratti-719x450

 President, në Itali së shpejti mund të ketë një ligj që ndalon duhanin në stadiume. Çfarë mendoni? 

E drejtë, duhet respekt edhe për ata që ke pranë e nuk pinë duhan.

Mos po thoni se nuk do të shkoni më në stadium për të parë Interin?

Le të shohim deri ditën që ligji do të miratohet. Është përfolur që në 2005-ën e asaj kohe në Këshillin Bashkiak ishte edhe ime shoqe. Do të jetë e vështirë, por do të përshtatem sepse nëse dikur pija 5-6 cigare për ndeshje, tani tymos më pak, madje jam gati të heq dorë nëse Interi fiton trofe.

morati

Nga tripleta kanë kaluar dhjetë vite. A është Konte i duhuri për suksesin?

Na duhet pak fat sepse skuadra ka cilësi e po ashtu edhe trajneri. Pres një fazë të dytë të pasur me emocione duke ëndërruar një fund sezoni fantastik, si çdo tifoz internist fundja. Konte është një trajner shumë i aftë sepse di të marrë më të mirën prej secilit lojtar, por edhe sepse përkushtohet me mish e shpirt.

 Nëse mendoni të kaluarën, bëni një krahasim mes Ronaldos dhe CR7-ës… 

Shumë krahasim i ndërlikuar. Ronaldo i sotëm, ai “juventini”, është shumë i këndshëm dhe ka një fizik të nderuar ndër vite, ndërsa ai i dikurshmi kishte klas.

morati murinjo

Shpjegohuni pak më mirë ju lutem?

Më kujtohet si sot dita kur vendosa ta blija. I pëlqente shumë që t’i vardiseshe. Përpara se ta prezantonim, erdhi për drekë në shtëpinë time ku ishin të pranishëm fëmijët dhe bashkëshortja. Qeshte dhe kënaqej si një fëmijë, por përveç talentit në fushë, ishte edhe një vëzhgues i zoti. Pas drekës, në pak minuta, më bëri një tablo të karakterit të familjarëve të mi.

Sot që shikoni Interin me sytë e një tifozi të dashuruar, mund të na thoni ndonjë afrim që ju ka mbetur peng?

Duhet të them Andres Iniesta, por Barcelona na mbylli menjëherë çdo shteg, pavarësisht se kishim mundësitë ekonomike për ta blerë. Nuk do ta shitnin kurrë, pavarësisht çdo oferte. Edhe Mesin mund ta quaj si dëshirë të parealizuar. E ndoqëm që në Botërorin e 18- vjeçarëve, por kur mora vesh që Barcelona po kujdesej si prind për shëndetin e tij, u thashë drejtuesve të mi që të hiqnin dorë.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"