Për Panuçin nuk ka marrë ende vendim, trajneri i Kosovës i bindur: Talenti i Bajernit vjen te Kosova!

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 3, 2018 | 22:47

Për Panuçin nuk ka marrë ende vendim, trajneri i Kosovës i bindur: Talenti i Bajernit vjen te Kosova!

Talenti i Bajernit të Mynihut, Meritan Shabani, vazhdon të tërheqë vëmendjen e disa kombëtareve njëherazi. Shabani ka luajtur me moshat e Gjermanisë, por tashmë ka interes edhe nga Panuçi dhe Shaland, për ta afruar te Shqipëria apo Kosova.

meritan shabani

Vetë Panuçi, deklaroi në konferencën për shtyp të ditës së shtunë, se ai nuk ka marrë ende një vendim. Por, nga ana tjetër, trajneri i Kosovës, Bernard Shaland, shprehet optimist se talenti i Bajernit, do të veshë fanellën e Kosovës.

“Kam takuar familjarët e Shabanit dhe më kanë konfirmuar se lojtari do të luajë për Kosovën. Ky është vendimi i tyre. Bëhet fjalë për një futbollist të ri, me një të ardhme të ndritur, ndaj presim që të vijë dita, të debutojë me Kosovën”, deklaroi Shaland.





www.minuta90.com