Për pak kohë bëhet nënë, futbollistja e njohur nuk i ndahet topit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2020 | 23:47

Për pak kohë bëhet nënë, futbollistja e njohur nuk i ndahet topit

Futbollistja e famshme amerikane Aleks Morgan është përzgjedhur nga revista e modës “Glamour” për kopertinën e numrit të ardhsëm të botimit për muajin prill.

morgan

30-vjeçarja, e cila është muajin e nëntë të shtatzanisë u shfaq në videoklip duke gjuajtur topin, ndërsa ishte e përgatitur për t’iu bashkuar kombëtares amerikane për Lojërat Olimpike të verës, por për shkak të koronavirusit u shtynë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për vitin e ardhshëm.

Morgan është njëra prej futbollisteve më të mira në botë. Ajo ka fituar me Lionin Ligën e Kampioneve për femra në vitin 2017, medaljen e artë olimpike për SHBA-në në vitin 2014 dhe Kupën e Botës për femra në vitin 2015.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"