“Për ndeshjen e radhës mungon Artur”, trembet Setien: Napoli ka avantazh, ja çfarë na duhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 13:47

“Për ndeshjen e radhës mungon Artur”, trembet Setien: Napoli ka avantazh, ja çfarë na duhet

Kike Setien, trajneri i Barcelonës, ka ndërhyrë në konferencën e djeshme për shtyp pas shortit të Nionit, gjatë së cilës u është përgjigjur pyetjeve edhe lidhur me 1/8-at e kthimit të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet kundër Napolit: “Për fat të keq, situata është kjo, nuk ka zgjidhje tjetër veçse të luajmë pa publik. E pranojmë dhe pikë, megjithëse është e sigurt që do të më pëlqente të luaja me tifozë, do të ishte shumë më mirë”.sETIEN45

SHORTI – Tekniku katalanas është ndalur më në detaj te “goglat” e hedhura ditën e djeshme. “Nuk kisha shumë pritshmëri për sa i përket hedhjes së shortit. Për momentin mendoj se është e rëndësishme të përqendrohemi mbi të gjitha te ndeshja me Napolin, që është çelësi i këtij turneu për ne. E dimë që mund të luajmë në fushën tonë dhe e shoh të drejtë”.

Skuadra katalanase do të ketë një pauzë prej 20 ditësh mes përfundimit të kampionatit dhe fillimit të Ligës së Kampionëve: “Ndoshta ishte mirë të jepej vetëm një javë ndalesë. Në këtë drejtim, Napoli mund të ketë një avantazh, sepse në Itali kampionati do të përfundojë më vonë se te ne, megjithatë nuk dihet, sepse pas gjithë këtyre ndeshjeve, ndoshta pak pushim mund të kthehet i dobishëm. Nuk e dimë  çfarë është më mirë”.Quique-Setien

MIQËSORET DHE ARTUR – “A kemi menduar për miqësore përpara Napolit?”, ka vijuar Setien. “Është e mundur që të luajmë ndonjë. Megjithatë fillimisht do të marrim të gjithë disa ditë pushimi, më pas do të luajmë mes nesh e ndoshta edhe ndaj ndonjë skuadre tjetër, nëse do të jetë nevoja”.

Në fund, Setien ka shtuar edhe një shpjegim lidhur me formacionin e sotëm kundër Vajadolidit, programuar për orën 19:30. Do të mungojë Artur, juventini i ardhshëm, i cili nuk është grumbulluar, dhe trajneri shpjegon përse: “Artur po stërvitet mirë dhe përfshirja e tij në skuadër mbetet e njëjta. Ka probleme shëndetësore dhe nuk do të jetë pjesë e skuadrës këtë herë, por javën tjetër do të grumbullohet”.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"