“Për Kumbullën kemi arritur marrëveshje me Marotën”, presidenti i Veronës: E dimë se çfarë duhet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 10, 2020 | 13:51


“Për Kumbullën kemi arritur marrëveshje me Marotën”, presidenti i Veronës: E dimë se çfarë duhet…

Mbrëmjen e djeshme u vendos përballë njërës prej skuadrave të shumta të interesuara për të. Dhe ndoshta presioni i përballjes me një “Big” si Interi ka ndikuar te Marash Kumbulla, i cili nuk regjistroi një nga paraqitjet e tij më të mira, të mbyllur me notën 6: protagonist i një dueli të bukur me Romelu Lukakun, por e humbet në rastin që sjell barazimin zikaltër.marash-kumbulla-verona_q0ve9p3w3djh11xikuzje6xn8

Më pas has vështirësi të mëdha me aktivizimin e Lautaros. Përpara startit të sfidës, lidhur me situatën e mbrojtësit me vitlindje 2000 të kombëtares është shprehur edhe Mauricio Seti, presidenti i Veronës, i cili nuk i ka kursyer lëvdatat për “xhevahirin” e tij: “Kumbulla? E kemi mbyllur me Marotën (qesh). Përtej shakave, është një lojtar i klasit të parë.

Shumë klube janë të interesuara, kemi kohën e mjaftueshme megjithatë për të bërë gjithçka me qetësi. E dimë se çfarë duhet të arrijmë, është një lojtar i rëndësishëm që vjen nga akademia dhe duhet vlerësuar në mënyrën e duhur. Vlera e rritur pas karantinës? Nuk është ashtu, jo…”.




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com